Tony Ferguson ka nënshkruar marrëveshjen e tij dhe do të takohet Khabib Nurmagomedov për titullin e peshave të lehta të UFC-së më 18 prill.
Pasi Nurmagomedov, i cili ka rekord 28-0 në MMA dhe 12-0 në UFC e nënshkroi marrëveshjen më herët këtë javë, u desh kohë që pjesa e marrëveshjes së Ferguson me rekord 25-3 në MMA dhe 15-1 në UFC të përfundojë.
Ferguson ka arritur tashmë marrëveshjen me drejtuesit e UFC-së dhe tani është vendosur lufta e shumëpritur për titullin e peshave deri në 70 kilogramë.
ESPN.com raportoi fillimisht, ndërsa tani MMA Junkie verifikoi lajmet për kontratën e nënshkruar të Ferguson të premten me një anëtar të menaxhmentit të tij në Ballengee Group.
Ngjarja e madhe mes dy titanëve të arteve të përziera marciale pritet të ndodh më 18 prill të vitit të ardhshëm dhe pritet të zhvillohet në Barclays Center të Brooklyn në New York.
Khabib dhe Ferguson gjatë vitit 2016
Nëse meçi mes këtyre dy luftëtarëve ndodh atëherë do të ishte hera e parë në histori, pasi katër marrëveshje në të kaluarën kanë dështuar.
Secili luftëtar është tërhequr nga dy herë nga luftimet e planifikuara, të cilat janë rezervuar në vitin 2015, 2016, 2017 dhe 2018.
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...
“I ke bërë ato lojërat e tua”, Lela ia lë fajin Gresës për d...
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...