Ramón Calderón është rikthyer të flasë për transferimin e Cristiano Ronaldos në vitin 2009, të cilin e kishte kërkuar edhe Barcelona.
Ai insiston se Sir Alex Ferguson donte që CR7 të shkojë në Barcelonë, e jo në Madrid, por vet Ronaldo këmbënguli se dëshiron ta luajë në “Santiago Bernabeu”.
Ai qëndroi në Madrid 9 sezone, bëri 438 paraqitje dhe shënoi 450 gola, 12 gola më shumë se ndeshje.
“Nënshkrimi i Cristianos? Dihet që ishte një operacion që u krye në mes 2007 dhe 2008. Unë firmosa me të. Ishte një negocim i vështirë me Manchester United, sepse padyshim që ata nuk donin ta humbnin lojtarin, por ai ishte shumë i qartë, ai donte të vinte në Real Madrid. Ajo mundësi që i ofrova atij ishte shumë e rëndësishme, dhe ai e shfrytëzoi atë”, tha Calderon.
“Roli i Fergusonit? Në fakt (Alex) Ferguson nuk donte që lojtari të largohej, sepse në të vërtetë nuk i pëlqen Real Madrid i cili ka qenë rival dhe e ka parë atë si një ekip që ka arritur gjithçka që ai do të dëshironte të fitonte, megjithëse edhe në Manchester United ka fituar shumë tituj, Real Madrid ka fituar shumë më tepër. (Ferguson) ia ofroi atë (Ronaldon) Barcelonës”.
“Barcelona? Barcelona natyrisht ishte e kënaqur me këtë mundësi, por Cristiano Ronaldo ishte shumë i qartë, ai tha se tashmë ‘kam arritur marrëveshje me Ramón Calderón për të shkuar në Real Madrid dhe unë nuk do ta ndryshoj atë’. Dhe ashtu ndodhi”.
Calderon ndër të tjera tregoi se ata më pas u pajtuan për çmimin dhe në një dokument nënshkruan një klauzolë në rast se ndonjëra skuadër do t’i binte pishman në vitin 2009.
Në atë dokument u vendos klauzola 30 milionë euro, shifër që do të paguhej nga njëra apo tjetër skuadër nëse do të shkelej marrëveshja.
Sipas Calderon, ndoshta edhe ky “ishte problemi që prodhoi një konfrontim ose, le të themi, një mospëlqim i lojtarit me presidentin aktual (të Real Madrid, Florentino Perez)”. /Express
Hasani e thotë me bindje: Shqipëria do jetë anëtare e BE-së ...
Real Madridi ndryshon emrin e stadiumit Santiago Bernabeu pë...
BE kërcënon Rusinë me sanksione
Gara me jahte në Australi, humbin jetën dy persona
Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora
Kë do të largonte Leo nga shtëpia po të kthente Lelën?, ja c...