31 dhjetor 2021, shënon ditëlindjen e 80-të të menaxherit ndoshta më të madh të futbollit në histori – legjendarit, Sir Alex Ferguson.
I lindur në vitin 1941, Ferguson shijoi një karrierë të mirë si lojtar i St Johnstone, Dunfermline, Athletic dhe Rangers.
Ai filloi karrierën e tij si menaxher me East Stirlingshire më 1974 dhe do të “gozhdonte” statusin e tij si një nga menaxherët më të mirë të të gjitha kohërave gjatë 40 viteve të ardhshme.
Ferguson zuri vendin e punës në United në nëntor 1986 pasi bëri mrekulli me Aberdeen, i cili fitoi tre tituj të ligës skocede dhe Kupën e Evropës nën drejtimin e skuadrës skoceze.
Pas një fillimi jo të mirë të jetës si trajneri i Manchester United, Ferguson arriti të fitojë FA Cup më 1990 dhe nuk u kthye më kurrë pas.
Gjatë rjedhës së mbretërimit të tij vezullues 26-vjeçar në Old Trafford, ai fitoi 38 trofe të mëdhenjë përpara se të mahniste botën me shapalljen e tij të pensionimit në fund të sezonit 2012-13.
Pra, ku renditet Ferguson ndër menaxherët më të mëdhenjë të të gjitha kohërave?
“FourFourTwo” publikoi një listë gjithëpërfshirëse të 100 më të mirëve në vitin 2020, duke renditur menaxherët bazuar në trofetë e fituar, idetë taktike dhe aftësitë motivuese.
Menaxherët më të mëdhenjë donjëherë: 100-91
100. Roy Hodgson, 99. Fetim Terim, 98. Vaclav Jezek, 97.Roberto Mancini, 96. Gerard Houllier, 96. Hassan Sehata, 94. Ferruccio Valcareggi, 93. Antonio Conte, 92. Juan Lopez Fontana, 91. Raymond Goethals.
Trajneri anglez me shumë përvojë, Roy Hodgson, hyri në top 100 me emra tjerë të shquar të kësaj kategorie, përfshirë Roberto Mancinin, i cili fitoi “EURO 2020” me Italinë, të ndjerin, Gerard Houllier dhe menaxherin aktual të Tottenham, Antonio Conte.
Menaxherët më të mëdhenjë: 90-81
90. Claudio Ranieri, 89. Jupp Derwall, 88. Stan Cullis, 87. Mircea Lucescu, 86. Vic Buckingham, 85. Richard Moller Nielsen, 84. Alberto Suppici, 83. George Ramsay, 82. Fulvio Bernardini, 81. Silvia Neid,
Pavarësisht se fitoi Premier League me Leicester Cityn – e cila ishte edhe njëra nga arritjet më të mëdha në historinë sportive, Claudio Ranieri e gjen veten vetëm në vendin e 90-të në listën e “FourFourTwo”.
Menaxherët më të mëdhenjë: 80-71
80. Sepp Herberger, 79. Enzo Bearzot, 78. Leo Beenhakker, 77. Marcelo Bielsa, 76. Guy Roux, 75. Walter Smith, 74. Tina Theune, 73. Didier Deschamps, 72. Dettmar Cramer, 71. Howard Kendall.
Marcelo Bielsa, trajneri aktual i Leeds United, frymëzoi një brez të tërë trajnerësh me filozofinë e tij të futbollit dhe e gjen veten në vendin e 77-të në renditje.
Ndërsa, a e keni ditur se Guy Roux, i cili zë vendin e 76-të kaloi më shume se 40 vjet si trajneri i skuadrës franceze, Axurre?
Menaxherët më të mëdhenjë: 70-61
70. Carlos Bianchi, 69. Hennes Weisweiler, 68. Cesar Luis Menotti, 67. Gavriil Kaçalin, 66. Joachim Low, 65. Carlos Bilardo, 64. Fernando Santos, 63. Emerich Jenei, 62. Stefan Kovacs, 61. Nevio Scala.
Carlos Bianchi fitoi tituj në Argjentinë me Velez Sarsfield dhe Boca Juniors dhe është pesë herë trajneri i vitit në Amerikën e Jugut.
Pak mbi të në vendin e 66-të është Joachim Low, i cili kaloi 15 vjet si trajneri i Gjermanisë, duke fituar Kupën e Botës në vitin 2014.
60-51:
60. Tomislav Ivic, 59. Vittoria Pozzo, 58. Luis Carniglia, 57. Frank Rijkaard, 56. Don Revie, 55. Carlos Alberto Parreira, 54. Willie Maley, 53. Franz Beckenbauer, 52. Sven-Goran Eriksson, 51. Jimmy Hogan.
Don Revie ka një statujë jashtë “Elland Road” pasi udhëhoqi Leeds United drejt titullit në 1968-69 dhe 1973-74. Ai gjithashtu fitoi FA Cup në 1972.
Franz Beckenbauer fitoi Kupën e Botës me Gjermaninë Perëndimore në vitin 1990, duke shtuar këtu ligën me Marseille dhe Bayern Munchen. Ish-futbollisti legjendar e gjen veten një vend pas ish-trajnerit të Anglisë, Sven-Goran Eriksson.
50-41:
50. George Graham, 49. Aime Jacquet, 48. Luis Aragones, 47. Otto Rehhagel, 46. Bobi Robson, 45. Bill Struth, 44. Tele Santana, 43. Diego Simeone, 42. Albert Batteux, 41. Rafa Benitez.
Sir Bobby Robson renditet mbi lojtarët si Otto Rehhagel, Luis Aragones dhe Aime Jacquet, por Diego Simenone dhe Rafa Benitez ulen mbi ish-trajnerin e Anglisë në sytë e “FourFourTwo”.
40-31:
40. Jill Ellis, 39. Luiz Felipe Scolari, 38. Udo Lattek, 37. Guus Hiddink, 36. Zinedine Zidane, 35. Bill Nicholson, 34. Viktor Maslov, 33. Kenny Dalglish, 32. Jupp Heynckes, 31. Helmut Schon.
Pasi u bë trajneri i parë në histori që fiton tre tituj radhazi të Ligës së Kampionëve, Zinedine Zidane renditet si trajneri i 36-të më i mirë i të gjitha kohërave.
Jull Ellise udhëhoqi Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt fitores në Kupën e Botës për femra në vitin 2015 dhe 2019, duke hyrë kështu në Top 40.
30-21:
30. Jock Stein, 29. Jurgen Klopp, 28. Jose Villalonga, 27. Mario Zagallo, 26. Alf Ramsey, 25. Herbert Chapman, 24. Fabio Capello, 23. Arsene Wenger, 22. Bob Paisley, 21. Bela Guttmann.
“Heroi” i Liverpool, Jurgen Klopp, u renditet i 29-ti kur “FourFourTwo” publikoi listën e 100 më të mirëve në vitin 2020. Por, duke parë rrugën në të cilën është duke ecur tekniku gjerman, edhe për disa vite ai do të hyjë në Top 10-ëshen më të mirë në histori.
Sir Alf Ramsey është trajneri që e udhëhoqi Anglinë drejt lavdisë së Kupës së Botës në vitin 1966.
Trajneri i ndjerë anglez renditet menjëherë pas një mori emrash legjendarë duke përfshirë, Herbert Champan, Arsene Wenger dhe Bob Painsley.
20-11:
20.Louis van Gaal, 19. Nereo Rocco, 18. Carlo Ancelotti, 17. Ottmar Hitzfeld, 16. Miguel Munoz, 15. Vicente del Bosque, 14. Giovanni Trapattoni, 13. Marcelo Lippi, 12. Jose Mourinho, 11. Brian Clough.
Jose Mourinho nuk do të ishte i impresionuar nëse do të gjejë veten jashtë TOP 10, megjithëse aksionet e portugezit kanë rënë edhe më tej që nga viti 2020.
Në mënyrë të ngjashme, i ndjeri, Brian Clough pa dyshim se do të kishte shumë për të thënë pasu u hoq nga TOP 10 të “FourFourTwo”.
10-1:
10. Valeriy Lobanovskyi, 9. Ernst Happel, 8. Helenio Herrera, 7. Matt Busby, 6. Arrigo Sacchi, 5. Pep Guardiola, 4. Bill Shankly, 3. Johan Cruyff, 2. Rinus Michels, 1. Alex Ferguson.
Të gjithë këta trajnerë janë pretendentë për titullin e trajneri më të madh të të gjitha kohërave.
Megjithatë, është Ferguson ai që mori kurorën falë magjisë së tij të jashtëzakonshme me Manchester United.
Skocezi përfundoi përpara Pep Guardiolës, Billy Shankly, Johan Cruyff dhe Rinus Michels për të marrë vendin e parë./Arbresh.info
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...