Lojtarët e Manchester United i kërkuan Sir Alex Fergusonit të nënshkruaj me sulmuesin Cristiano Ronaldo pasi ai i shkatërroi ata në një miqësore.
Superylli portugez mund të shkruaj historinë në Kiev mbrëmjen e sotme (e shtunë) në rast se fiton Ligën e Kampionëve, e cila do të ishte e pesta për të, transmeton portali arbresh.info.Real Madridi do të përballet me Liverpoolin në finale pasi ka fituar këtë kompeticon tri herë nga katër vitet e fundit. Ronaldo ka luajtur një rol kryesor në këto suksese si dhe kishte shënuar gjithashtu në finalen e fituar nga Manchester United ndaj Chelseas në vitin 2008.
Dhe, ish bashkëlojtari i tij, Rio Ferdinand ka folur për herë të parë rreth takimit të tij me Ronaldon në një miqësore para-sezonale në vitin 2003, ku portugezi ishte duke luajtur te Sporting Lisboni.
“Ishte e qartë që ishte një superyll potencial. Si një 18-vjeçar, Ronaldo shkëlqeu dhe ne humbëm 3 me 1. Ne ishim në autobus pas kësaj duke e pritur drejtorin ekzekutiv David Gill dhe trajnerin Alex Ferguson”, ka thënë Ferguson për ‘The Sun’.
“Ne thjeshtë i kërkonim atij të nënshkruaj me Ronaldon. Pas një jave, ai ishte lojtar i yni. Që nga fillimi i stërvitjeve, ju mund ta shikoni që ishte tepër i talentuar. Ai kishte të gjitha aftësitë, por ajo që ishte e jashtëzakonshme ishte etika e tij në punë. Kjo nuk ishte diçka e vogël”
Ronaldo shpreson të vazhdoj me rekordin e tij fantastik në finale edhe sonte kundër Liverpoolit në Kiev./arbresh.info/
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë