Ferdinand mbështet transferimin e Jimenez-it: Nuk do ta refuzoja

12:49 | 21 Korrik 2020
Arbresh Info

Legjenda e Manchester United-it, Rio Ferdinand ka këshilluar klubin të transferojë yllin e Wolves, Raul Jimenez.

Meksikani është në formë të frikshme këtë sezon duke regjistruar 17 gola në Premierë Ligë dhe ka fituar vëmendjen e top klubeve evropiane, si Barcelona, Juventus, Liverpool dhe United, transmeton portali arbresh.info.

Pavarësisht që pozitën e qendërsulmuesit e mban Anthony Martial, mirëpo Solskjaer dëshiron përforcimin edhe më shumë të sulmit.

Ferdinand ka këshilluar “Djajtë e Kuq” të transferojnë Jimenez, ngase shënon shumë gola.

“Nuk do ta refuzoja. Mendoj se është më ndryshe. Çfarë me pëlqen është që shënon gola të ndryshme”.

“Ai është mjaftë i mirë, mund t’i hutojë mbrojtësit dhe të shënojë gola të shumtë”, deklaroi ai.

Thuhet se favorit është Juventus-i, ngase United e shohin si alternativa e Jadon Sancho-s./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme