Google ADS

Ferdinand: Manchester United-i asnjëherë nuk ka sulmues të mjaftueshëm

17:02 | 12 Gusht 2020
Arbresh Info

Legjenda e Manchester United-it, Rio Ferdinand nuk është ndarë i kënaqur që klubi dështoi të transferojë yllin e Borussia Dortmund-it, Jadon Sancho.

“Djajtë e Kuq” nuk e ka transferuar anglezin, ndërsa është konfirmuar që ai do mbetet të gjiganti gjerman edhe për edicionin e ardhshëm, transmeton portali arbresh.info.

I pyetur se cilin sulmues dëshironte ta transferonte, Ferdinand tha se Sancho-n, ngase ka mendimin se United-i asnjëherë nuk do këtë sulmues të mjaftueshëm.

“Njësoi si të gjithë. Jadon Sancho-n”.

“Asnjëherë nuk mund të jesh me sulmues të mjaftueshëm. Manchester United në kohët e vjetra gjithmonë ka pasur katër sulmues. Të gjithë luftonin dhe më i miri luante. Ka nevojë për këtë gjë”, deklaroi ai.

Mbetet të shihet deri në fund të merkatos nëse do ndodh ndonjë befasi dhe Sancho të transferohet në “Old Trafford”./arbresh.info.

Të ngjashme