Rio Ferdinand i ka kërkuar Manchester United të bëjë edhe katër nënshkrime të tjera në afatin kalimtar për të qenë sfidues të vërtetë të trofeve.
Donny van de Beek mbetet nënshkrimi i vetëm i United gjatë verës dhe një marrëveshje për Jadon Sancho duket se ka ngecur.
Ole Gunnar Solskjaer udhëhoqi Djajtë e Kuq në vendin e tretë në Ligën Premier sezonin e kaluar, por Ferdinand mendon se skuadra ka nevojë për përmirësim.
“Po, unë do të thosha që pas van de Beek atyre u duhen ndoshta – nëse do të garojnë vërtet – tre ose katër transferime tjera. Lojtarë që mund të futen brenda dhe në të vërtetë të ndikojnë në ekipin e parë, në 11-shen titullare”, ka thënë fillimisht Fernandind për BBC Radio.
“Sergio Reguilon për të cilin po flasim, djali në Sevilla i cili është nga Real Madridi, u votua mbrojtësi më i mirë i majtë në La Liga, kredencialet i ka të vërtetë shumë të mira”.
“Në zonat e sulmit mendoj se nevojiten edhe një ose dy lojtarë shtesë. Një patjetër, ndoshta dy, janë të nevojshëm që mund të hyjnë dhe të ndikojnë në formacionin titullar”.
“Pastaj mendoj se është një qendërmbrojtës i nevojshëm. Kjo zonë, për mua, është vendi ku ka mungesë të ritmit të vërtetë dhe mendoj se skuadrat më të mira për momentin kanë një lojtar ose dy shumë të fortë në këtë repart”, përfundoi Ferdinand./telegrafi
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...