Ferdinand këshillon Unitedin: Me këto dy përforcime do të frikësonit çdo kundërshtar

07:13 | 1 Prill 2020
Arbresh.info

Rio Ferdinand ka këshilluar ish skuadrën e tij, Manchester United, se cilët lojtarë duhet t’i transferojë.

Që nga pensionimi i Ferdinand, ditët e mira për Manchester United pothuajse janë harruar.

Kjo skuadër që nga viti 2013 nuk ka fituar titull të Premierligës.

“Përforcimi i parë i Manchester United do të ishte Harry Kane”, ka deklaruar Rio Ferdinand.

“Tjetri duhet të jetë Jadon Sancho. Ai lojtar po fluturon dhe është një nga lojtarët më të mirë të rinj në botë”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme