Ferdinand këshillon Liverpoolin: Transferoni Timo Werner

20:06 | 24 Mars 2020
Arbresh Info

Legjenda e Manchester United, Rio Ferdinand i ka dhënë këshillë rivalit, Liverpool për ta transferuar yllin e RB Leipzig, Timo Werner.

“Reds” janë të kënaqur me sulmin, Roberto Firmino, Mohamed Salah dhe Sadio Mane, mirëpo synojnë të transferojnë një sulmues në vend të Divock Origit, transmeton portali arbresh.info.

I këtij mendimi është Ferdinand që beson se Origi duhet të zëvendësohet me një tjetër super sulmues.

“Nëse do të isha Liverpool, 100% do e transferoja. Momentalisht nuk kanë sulmues rezervë”.

“Origi ia ka dal mirë, ka shpërthyer në Ligën e Kampionëve, por nuk mendoj se duhet të jetë, do të doja më shumë nëse do ishte Liverpool”, deklaroi ai.

Liverpool pritet që këtë të verë të bëjë disa transferime, ndërsa ka raportime që disa yje të skuadrës do largohen, ndër ta edhe Xherdan Shaqiri./arbresh.info.

Të ngjashme