Rio Ferdinand pyet veten nëse Lionel Messi do ta ketë durimin për t’i kaluar edhe vitet e fundit të kulmit të karrierës së vet në Barcelonë.
Barcelona u turpërua nga një skuadër e pamëshirshme e Bayern Munich të premten në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, e cila ia shkaktuan gjigantit katalonas humbjen më turpëruese në 80 vjetët e fundit, transmeton Gazeta Express.
Humbja turpëruese 8:2 kundër Bayernit në një garë kaq prestigjioze i ka bërë të gjithë ta kuptojnë se ky ishte fundi i një epoke në Camp Nou.
Mundësit e Messit për ta fituar trofeun e shumëkërkuar – të cilin e fitoi për herë të fundit para pesë vjetëve – po zvogëlohen.
Ish-mbrojtësi i Manchester United dhe Anglisë Ferdinand beson se Messi mund të kërkojë të luajë për një klub që ia plotëson ambiciet.
“A duhet ai të qëndrojë në Barcelonë e cila nuk garon për tituj të mëdhenj? A duhet ai t’i kalojë vitet e fundit të karrierës në atë fanellë, duke i parë paraqitjet dhe mënyrën sesi luan ky ekip për momentin krahasuar me ekipet e tjera në Evropë?” tha Ferdinand për BT Sport.
“A ka kohë Messi të ulet dhe të presë? Futbolli është sport që vjen dhe shkon shumë shpejt në jetën tënde”, shtoi ai.
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...