Ferdinand, Bale: Transferohu te kjo skuadër

19:37 | 28 Maj 2018
Arbresh.info

Gareth Bale është ftuar që t’i bashkohet Manchester United nga Rio Ferdinand.

E ardhmja uellsianit në Bernabeu është në dyshime të mëdha pas deklaratave të këtij të fundit pas triumfit në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Liverpool.

Ferdinand beson se shkëlqimi i Ronaldos viteve të fundit e ka penguar pa dashje Bale, që asnjëherë nuk ka marrë vëmendjen me paraqitjet te Reali.

Ish reprezentuesi anglez përmes një postimi në Instagram, e ka ftuar hapur Balen që t’i bashkohet Manchester United, për t’u bërë lider i skuadrës që drejtohet nga Jose Mourinho.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme