Korriku, muaji i rekordeve te Juventusi. Autori i gjithë këtyre është vet, Cristiano Ronaldo.
Ardhja e tij nga Real Madridi për 100 milionë euro (plus 12 milionë për klube tjera në të cilat ka luajtur portugezi), ka kthyer gjithë sytë e botës nga Serie A.
Që në ditën e parë u shitën mbi gjysmë milioni fanella, çmimet e biletavepër debutimin e tij në Bentegomi nga Chievo janë rritur, por jo vetëm.
Juventusi ka rritur të ardhurat dhe statistikat edhe në YouTube. Gjatë muajit korrik asnjë klub nuk ka pasur më shumë shikueshmëri në këtë platformë, rekord për Zonjën e Vjetër.
Sipas analizave të fundit nga Deportes & Finanza, askush si kampionët italian gjatë korrikut, plot 36.3 milionë shikime.
Më mirë se Barcelona, PSG, Liverpooli, Bayern Munichu, e sidomos Real Madridi që pozicionohen në vendin e tretë me 24.4 milionë vizita. Dhjetë milionë më pak se Juve, e ky quhet efekti Cristiano Ronaldo.
Më së miri efekti CR7 tregohet me statistikat e më poshtme: Ndërmjet 1 janarit dhe 30 qershorit 2018, Juventusit regjistroi 18.3 milionë vizita në pesë muaj. Kurse vetëm në korrik ka arritur 36.2 milionë, duke dyfishuar kështu numrin.
E gjitha kjo në saj të ardhjes së Ronaldos, në pritjet të rekordeve tjera posa të fillon sezoni. /Telegrafi/
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...
Vrasja e Liridona Ademajt: Naim Murselit dhe dy të tjerëve u...
Lushaku-Sadriu prezanton në Podujevë modelin e mësimit tërëd...