Google ADS

Fenerbahce shkruan disa fjalë për Vedat Muriqin pas ndeshjes Angli – Kosovë

16:39 | 11 Shtator 2019
Arbresh Info

Fenerbahce i ka dërguar urime sulmuesit Vedat Muriqi pas ndeshjes Angli – Kosovë mbrëmjen e kaluar.

“Dardanët” pësuan disfatën e parë pas 15 ndeshjeve kundër skuadrës së Gareth Soutgates duke u mposhtur me rezultat 5 me 3 në stadiumin St. Mary’s në Southampton, shkruan portali arbresh.info.

Muriqi ishte asistues i dy golave nga Valon Berisha si dhe  shënoi një gol nga pika e bardhë në pjesën e dytë të ndeshjes së zhvilluar në kuadër të kualifikimeve.

Klubi i madh turk u futbollistit tonë ka reaguar me anë të rrjeteve sociale duke i dërguar një mesazh urimi.

“Urime lojtarit tonë Vedat Muriqi që finalizoi 90 minuta në ndeshjen Angli – Kosovë me një gol dhe dy asistime”, ka shkruar Fenerbahce në kanalin e tyre zyrtar në rrjetin social Twitter.

Pavarësisht disfatës, Kosova u tregua mjaftë problematike ndaj anglezëve duke shfaqur një super performancë./arbresh.info/

https://twitter.com/Fenerbahce/status/1171529849573236738

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme