Google ADS

Fenerbahçe “në gjumë”, Muriqi shumë afër gjigantit të njohur

13:20 | 17 Qershor 2019
L G

Vedat Muriqi javë më parë ishte pranë transferimit në Fenerbahçe. Mirëpo, në orët e fundit janë shtuar zërat se sulmuesi kosovar mund t’i bashkohet shumë shpejt gjigantit tjetër turk, Galatasaray.

Gjithashtu, përfaqësuesin kosovar e duan edhe në Francë e në Spanjë. Javë më parë thuhej se Vedat Muriqi thuajse e ka mbyllur marrëveshjen me Fenerbahçen, shkruan Gazeta Express.

Mirëpo, klubi nga Stambolli është treguar i fjetur kohëve të fundit. Prandaj, në garë për sulmuesin kosovar tash është futur gjiganti tjetër turk, Galatasaray.

Madje, mediat turke shkruajnë se Galata është shumë afër arritjes së marrëveshjes për ta transferuar sulmuesin e Rizesporit.

Sipas “Habertürk”, Galatasaray tashmë e ka një marrëveshje me Rizesporin dhe me këtë rast në ditët në vazhdim mund të zyrtarizohet transferimi i futbolliostit prizrenas në klubin nga Stambolli.

24 vjeçari e kishte një udhëtim të vështirë, duke luajtur në Teutën e Durrëzit, Besën e Kavajës, Giresunsporin dhe Gençlerbirligin, para se të zbarkonte në Rizespor në vitin 2018.

24 vjeçari ka realizuar 25 gola në 52 ndeshje me Rizesporin. Krahas dy gjigantëve turkë, Muriqin e duan edhe Toulouse në Francë dhe Real Betisi në Spanjë.

Rizespori e vlerëson kartonin e futbollistit 10 milionë euro.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme