Fenerbahce ka njoftuar se transferimi i Mesut Ozil nga Arsenali nuk është i mundur.
Lidhja me mesfushorin Mesut Ozil është bërë për shkak të prejardhjes së ish reprezentuesit të Gjermanisë nga Turqia dhe për shkak se është i martuar me modelen turke Amine Gulse, transmeton portali arbresh.info.
Kjo është vlerësuar si marrëveshja më e madhe në historinë e futbollit turk por ai definitivisht nuk do të shkoj te Fenerbahce dhe klubi turk ka distancuar vetën nga raportet se do t’i bashkohet atyre në formë huazimi.
“Mesut Ozil, me karrierën e tij dhe qëndrimin, në formë të suksesshme përfaqëson vendin tonë jashtë. Ai është një vlerë e rëndësishme me identitet të Fenerbahces”, shkruan klubi në një deklaratë.
“Megjithatë, Fenerbahce nuk ka ofertë për Mesut Ozilin. Nën kushtet aktuale ekonomike, një hap i tillë do të ishte i pamundur për të dy palët”
“Presidenti jonë, Ali Koc, ka bërë një deklaratë rreth kësaj teme më 20 qershor dhe ka theksuar se kjo nuk mund të realizohet”./arbresh.info/
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...