Fenerbahce dëshiron të përforcoj skuadrën e tyre gjatë pjesës së mbetur të merkatos së transferimeve dhe duket se ata kanë vënë sytë te njëri nga klubet më të mëdha në Evropë.
Bazuar në gazetën turke Takvim, Fenerbahce ka kontaktuar Bayern Munichun për të diskutuar një marrëveshje në formë huazimin me Jerome Boateng, transmeton portali arbresh.info.
Takvim raporton se Fenerbahce është e interesuar për të parë në rast se një lëvizje e tillë është e mundshme dhe se skuadra turke preferon huazimin e tij për një sezon.
Nënshkrimi me një lojtar të kalibrit të tij nuk do të ishte pozitiv vetëm për klubin me bazë në Stamboll, por gjithashtu edhe për tërë Superligën e Turqisë.
Boateng është 30-vjeçar dhe nuk është pjesë e planave të trajnerit Niko Kovc dhe Bayern Munichu mund t’i lejoj atij të largohet.
Pjesa interesante e kësaj është se ai fiton 230 mijë euro në javë dhe Fenerbahce duhet të jetë e hapur për të paguar atë tarifë nëse dëshiron që lojtari t’i bashkohet atyre.
Sidoqoftë, mediat turke është tashmë ditur se nuk janë shumë të besueshme./arbresh.info/
Osmani mirënjohëse ndaj Kolumbisë
Lamine Yamal fiton çmimin “Golden Boy” 2024
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
‘I kam treguar se ti e ke pëlqimin e sinqertë’, Xheneta dhe ...
Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimin “Kosova është Serbi...
Jasir Asani golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve të ...