Fenerbahce raportohet të ketë hapur bisedimet me zyrtarët e Arsenalit për të nënshkruar në formë huazimi gjatë muajit janar mesfushorin Mesut Ozil.
Ish reprezentuesi i Gjermanisë është lënë jashtë skuadrës gjatë tre muajve të fundit duke ngjallur spekulime se karriera e tij te klubi në stadiumin Emirates është afër përfundimit, transmeton portali arbresh.info.
Fenerbahce besohet të jetë e gatshme për t’i ofruar atij një rrugë largimi teksa gazeta turke Takvim pretendon se ata kanë vendosur për të rishfaqur interesim në fituesin e Kampionatit Botëror.
Ata pohojnë se ish lojtari i Real Madridit dëshiron t’i bashkohet klubit të fëmijërisë duke shtuar se drejtori sportiv i Fenerbahces, Damien Comolli, është në bisedime me “Topçinjtë”.
Kalimi i tij në Turqi do të ishte padyshim një shtytje e madhe klubin gjigant dhe sulmuesin kosovar Vedat Muriqi, i cili do të kishte një mjeshtër të asistime prapa tij në linjën frontale./arbresh.info/
Brazil/ Shembet ura, lumi kontaminohet me pesticide dhe acid...
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024