Fenerbahce ka vendosur për të shitur sulmuesin Robin van Persie muajin e ardhshëm.
‘Sporx’ raporton që Van Persie nuk është më pjesë e kërkesave nga klubi turk falë formës së Roberto Saldados dhe Vincent Janssen, i cili është huazuar nga Tottenham Hotspuri, transmeton portali arbresh.info.
Fenerbahce është e vendosur për të shitur Van Persien, por asnjë klub nuk është i interesuar për të nënshkruar me ish sulmuesin e Manchester United dhe Arsenalit.
Feyenoord ka konfirmuar interesimin e tyre, megjithëse varet nga kërkesat personale të Van Persiet.
“Të gjithë e dinë se çfarë mendoj unë për atë, por merkato e transferimeve është mbyllur, ndoshta në të ardhmen”, ka thënë trajneri i Feyenoord, Giovanni van Bronckhorst, në shtator kur është pyetur për holandezin
34-vjeçari ka bërë vetëm dy paraqitje këtë sezon në Super Ligë pas gjithsej 14 xhirove./arbresh.info/
Udhëheqësi suprem i Iranit kërcënon Izraelin dhe SHBA
Trepça eksporton 121.04 ton koncentrat të Zinkut
Pas kritikave nga fansat, Muriq merr mbështetje nga trajneri...
Gazetarët të dekurajuar edhe pas raportimit të sulmeve
Gërvalla: Mërgata, urë e fortë e miqësisë mes Kosovës dhe Ka...
Përfundon protesta e opozitës në Shkodër