Femrat morën pjesë zyrtarisht në një ndeshje të ligës iraniane për herë të parë që nga Revolucioni Islamik në vitin 1979.
Rreth 500 femra ishin në tribunat e stadiumit Azadi në Teheran, ku u luajt ndeshja e ligës vendase të enjten mbrëma.
Deri më tani, femrave e kishin të ndaluar të shkonin në stadiume kur luajnë skuadrat e meshkujve.
Ndeshja e fundit që ato mund të shikonin ishte një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës tre vjet më parë.
Në atë kohë, autoritetet u përkulën nën presion pas vdekjes së 29-vjeçares, Sahar Khodayari, e cila i vuri flakën vetes në pritje të gjyqit për përpjekjen për të hyrë në stadium e maskuar si burrë.
Khodayari u bë e njohur si “Vajza Blu” për shkak të ekipit që ajo mbështeste dhe u bë simbol i luftës për të drejtat e grave në Iran.
Mediat iraniane raportuan se vendimi për të lejuar gratë të marrin pjesë në ndeshjen e së enjtes erdhi pasi FIFA u dërgoi një letër autoriteteve iraniane duke u kërkuar atyre që të lejonin gratë në stadium.
Ndalimet e këtij lloji janë kundër statuteve ndërkombëtare të futbollit.
Femrat që erdhën në ndeshjen mes Estaqlal dhe Mesa-e Kerman u ulën veçmas nga meshkujt.
Shumë prej tyre valëvitën flamuj, mbanin ngjyrat e klubit dhe brohorisnin “Vajza blu” për nder të Khodayara./Telegrafi/
“90% e prindërve kërkuan mbylljen e aksesit në TikTok”, Rama...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 200 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
I dyshuari për sulmin në Gjermani përballet me 5 akuza për v...
“Biletë kthimi e çek me para” – gjashtë avantazhet që ndodhe...
Mund të largohet i lirë nga Barcelona, tre gjigantët evropia...
“Mashtruese”, debat i ashpër mes Xhenetës dhe Sarës