Vdekja e Diego Maradona mund të shkaktojë një grindje familjare mbi pasurinë e tij ndërsa ai lë pas pesë fëmijë që i njohu si të tij dhe gjashtë të tjerë me të cilët ka qenë i lidhur.
Para se të vdiste, një nga vajzat e tij bënte shaka se ai mund të bënte një ekip futbolli me fëmijët e tij pasi një argjentinase 23-vjeçare doli si e fundit që luftonte për të provuar se kishte një vajzë me të.
Maradona kishte njohur dy djem dhe tre vajza nga katër gra të ndryshme – përfshirë ish-gruan e tij Claudia Villafane dhe ish partneren afatgjatë Veronica Ojeda – si të tijat.
Giannina Maradona, një nga dy vajzat e ish-futbollistit nga Villafane, bëri shaka vitin e kaluar pasi u bënë publike emrat e tre fëmijëve që thuhej se ishin të tij në Kubë: ‘Edhe tre të tjerë të nevojshëm për ekipin prej 11 fëmijësh!!! ‘
Në tetor të vitit të kaluar, një zeshkane 23-vjeçare e quajtur Magali Gil u shfaq si e fundit që kishte një fëmijë me Maradonën./republika/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit