Fellaini dy muaj jashtë fushës

15:53 | 1 Shkurt 2018
Arbresh Info

Manchester United mund të jetë në mungesë të Marouane Fellainit për dy muaj pas raportimit se ka pësuar një dëmtim në ligamente gjatë ndeshjes kundër Tottenhamit.

Reprezentuesi Belgjikës u detyrua të largohet pas vetëm shtatë minutave në ndeshjen kundër “Spursve” të mposhtur me rezultat 2 me 0 në Wembley, transmeton portali arbresh.info.

30-vjeçari do t’i nënshtrohet skanimeve në Carrington sot (e enjte) për të mësuar më shumë rreth lëndimit të tij.

‘ESPN’ raporton që ai mund të detyrohet t’i nënshtrohet një operacioni, i cili ka gjasa të lë atë jashtë fushës nga gjashtë deri në tetë javë.

Kjo do të thotë se ish lojtari i Evertonit mund të rikthehet në muajin prill, vetëm një muaj para se kontrata e tij në Old Trafford të përfundoj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme