I përjashtuar nga Atletico Madridi, Joao Felix, po kërkon një klub të ri.
Felix pritet të jetë në lëvizje këtë verë, pas përfundimit të huazimit të tij gjashtëmujor nga Atleti te Chelsea, dhe i ka thënë Fabrizio Romanos se do të ishte ‘ëndrra’ e tij të luante në “Camp Nou” për Barcelonën, përcjellë Arbresh.info.
“Do të doja të luaja për Barçën. Barcelona ka qenë gjithmonë zgjedhja ime e parë dhe unë do të doja të bashkohesha me Barçën. Ishte gjithmonë ëndrra ime që kur isha fëmijë. Nëse ndodh, do të jetë një ëndërr e realizuar për mua”, tha ai.
Mbetet për t’u parë nëse interesi për një lëvizje është i dyanshëm, me Barcelonën ende të kufizuar në atë që mund të bëjë në tregun e transferimeve, për shkak të situatës së tyre financiare.
Felix, 23, është një ish-fitues i Golden Boy, por nuk ka shkuar në plan për të që nga një lëvizje me para të mëdha nga Benfica në La Liga në vitin 2019.
Ai shënoi katër gola në 20 paraqitje te Chelsea gjatë periudhës së fundit të huazimit të tij në Premier League./Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...