Menaxhmenti i Olympique Lyonit është i shqetësuar lidhur me refuzimin e bisedimeve të Nabil Fekirit rreth kontratës së re.
Me Chelsea dhe Bayern Munchen që janë të interesuar për shërbimet e francezit, kapiteni OL deri më tani ka refuzuar të marrë në konsideratë bisedimet për një marrëveshje të re.
Ekipi i Ligue 1 heziton të humb futbollistin shkaku i synimeve që të paraqiten edhe vitin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve, por duke pasur parasysh situatën e kontratës, bordi mund të detyrohet në një shitje në janar.
Feki deklaroi dy javë më parë se “Zgjatja e kontratës është synimi kryesor i klubit, por tani do të shohim me presidentin. Një largim këtë verë?” Jo, jo për momentin, por ju e dini, në futboll nuk thuhet kurrë”.
Theksojmë se gjatë gjithë verës që lamë pas këtë vit, lojtari u spekuluar se do të transferohet te Liverpooli, të cilët në fund blenë shërbimet e shqiptarit, Xherdan Shaqirit.
Ndryshe, 25-vjeçari deri më tani është paraqitur në 127 raste duke shënuar 49 gola.
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia