Tenistët Rafael Nadal dhe Roger Federer vijojnë të shkëlqejnë në grand slam të Roland Garros.
Ata kanë fituar sot edhe në ndeshjet e radhës dhe janë kualifikuar për në raundin e katërt të këtij turneu, që zhvillohet në fushat me dhè të Parisit.
Nadal, numri 2 në botë dhe kampioni në fuqi, mundi 3-1 belgun David Goffin (6-1, 6-3, 4-6, 6-3), duke humbur setin e parë në këtë turne.
Gjithsesi, epërsia e spanjollit ishte e madhe, duke e dominuar ndeshjen dhe mbetet favoriti kryesor për titullin.
https://twitter.com/ATP_Tour/status/1134509032138530816
Vijon edhe marshimi i Roger Federer, i rikthyer në këtë turne pas tri vitesh. Zvicerani mundi 3-0 (6-3, 6-1, 7-6) norvegjezin Kasper Ruud. Ndeshje e dominuar nga legjenda Federer, që vetëm në setin e tretë vuajti disi, duke fituar me meritë këtë sfidë.
Federer bëhet tenisti më i vjetër në moshë që shkon në raundin e katërt të një grand slam që prej vitit 1991 (zvicerani është 37 vjeç). Rekordi mbahet nga Jimmy Connors, që në raundin e katërt të US Open luajti në moshën 39-vjeçare. Për zviceranin kjo ishte ndeshja nr.400 në një grand slam, një rekord. Një ndeshje jubilare që u mbyll me fitore.
https://twitter.com/TennisTV/status/1134443938197250048
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...