Roger Federer thotë se asnjëherë nuk e ka menduar pensionimin gjatë 14 muajve larg tenisit për shkak të lëndimit, sepse ndien se tregimi i tij në këtë sport nuk ka përfunduar ende.
Fituesi i 20 titujve grand slam do të marrë pjesë në turneun Katar Open në Doha gjatë kësaj jave.
Kjo do të jetë paraqitja e tij e parë në një turne tenisi që prej humbjes kundër Novak Djokovicit në gjysmëfinale të Australian Open vitin e kaluar.
“E di që është e rrallë për një lojtar pothuajse 40-vjeçar të rikthehet pas një viti mungese. Por ajo që është me rëndësi është se unë nuk jam i lënduar dhe nuk ndiej dhimbje”, tha Federer.
“Dhimbjet i kam plotësisht nën kontroll”, shtoi ai.
Tenisti zviceran, 39 vjeç, ka kaluar në rrethin e dytë të Dohas pa luftë, ku do të përballet me fituesin e duelit mes Dan Evans dhe Jeremy Chardy.
“Shpresoj se deri të vijë koha e Wimbledonit do të jem 100% i gatshëm sepse për mua sezoni nis në atë kohë”, shtoi ai.
Federer e operoi gjurin e djathtë fillimisht në shkurt të vitit të kaluar, por iu desh një operacion tjetër në qershor, sepse gjuri i tij ënjtej shpesh kur dilte për të shëtitur apo për ta ngarë biçikletën me fëmijët e vet.
“Pensionimin nuk e kam menduar asnjëherë vërtet. Thjesht ndiej se tregimi im nuk ka përfunduar ende. Më pëlqen shumë të luaj tenis, e shijoj udhëtimin. Mbase ndër arsyet e tjera që desha të rikthehem është se dëshiroj të ngrihem larg përsëri kundër lojtarëve më të mirë, për të luajtur në turnet më të mëdhenj, me shpresë për t’i fituar ato”, tregoi Federer./Express/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...