19:42 | 25 Maj 2017
Arbresh.info
Federata Shqiptare e Futbollit nuk është kursyer ndaj Skënderbeut duke ndëshkuar ashpër korçarët për ngjarjet e ndeshjes me Kukësin.
Reagimi i lojtarëve të Skënderbeut ndaj gjykimit të Jorgjit nuk ka kaluar pa pasoja.
Ajo që bie më shumë në sy është se Hamdi Salihi, i cili nuk u ndëshkua me karton për sjelljen e tij, është ndëshkuar më rëndë se sa Osmani i cili la fushën e lojës me karton të kuq.
Vendimet e FSHF-s:
- KF “Partizani”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindemijë) Lekë.
- Lojtari i KF “Skenderbeu” Tefik Osmani, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes duke përdorur fjalë fyese e duke u përplasur fizikisht, në bazë të nenit 49/1/a) të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshjes pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i KF “Skenderbeut” Hamdi Salihi, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes në kundërshtim me etikën sportive, në bazë të nenit 49/1/a) të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Zyrtari i KF “Skenderbeu”, Gerhard Takaj, për dhunë ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/2/b) të KDS dënohet me 18 (tetembëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti dhe në bazë të nenit 20 të KDS i ndalohet qendrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës.
- KF “Skenderbeu”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 66/2 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindemijë) Lekë.
- FK “Kukësi”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqindemijë) Lekë.
- Lojtari i KF “Vllaznia”, Brunild Pepa, për protestë ndaj vendimeve të arbitrit me fjalë ofenduese, në bazë të nenit 56/1 të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- “Flamurtari” FC për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur mjete ndezëse e duke përdorur shprehje ofenduese, në bazë të nenit 66/1 të KDS, dënohet me 100.000 (njeqindmijë) lekë gjobë.
- Lojtari i “Flamurtari”FC, Ivan Jakovljevic dhe lojtari i KF “ Laci” , Bruno Lulaj, për sjellje të keqe ndaj njëri-tjetrit, në bazë të nenit 48/1.e të KDS, dënohet secili me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Zyrtari i “Vllaznia B”,Elvis Kraja, për proteste të vazhueshme ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Zyrtari i “Vllaznia B” Arbiaz Hasani për proteste të vazhueshme ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Zyrtari i “Sopotit” Bekim Kuli, për proteste të vazhueshme ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- “Shkëndija Tiranë” U-19, për për mos paraqitje në ndeshjen kundër KF “Porto” U-19, në bazë të nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezulatin 3-0 si dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
- “Shkëndija Tiranë” U-17, për për mos paraqitje në ndeshjen kundër KF “Kukësi” U-17, në bazë të nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezulatin 3-0 si dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
- “Korabi” U-17, për për mos paraqitje në ndeshjen kundër “Iliria” U-17, në bazë të nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezulatin 3-0 si dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
- KF “Brians” U-17 për aktivizim të një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante, humbet ndeshjen në tavolin me Akademia AAS U-17 me rezultatin 3 me 0 , në bazë të nenit 54/1 të KDS.
- KF “Shkendija B.T” U-19, për aktivizim të një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante, humbet ndeshjen në tavolin me KF “Tirana B” U-19 me rezultatin 3 me 0 , në bazë të nenit 54/1 të KDS.
- KF “Tomorri” U-19, për aktivizim të një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante, humbet ndeshjen në tavolin me KF “Luftetari” U-19 me rezultatin 3 me 0 , në bazë të nenit 54/1 të KDS.
- Zyrtari i KF “Butrinti” U-19, Diogjen Muco, për sjellje ofenduese ndaj zyrtarëve të ndeshjes, dënohet me 2 (dy) pezullim nga aktiviteti, në bazë të nenit 56/1.a të KDS.
- Ekipi i “Edro Vlora” futsal, për mosparaqitje në ndeshje me “Vllaznia Shkoder” futsal humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, në bazë të nenit 55/1 të KDS.