Federata Shqiptare e Futbollit ka një lajm para ndeshjeve me Italinë dhe Bosnjën

17:04 | 13 Mars 2017
Arbresh.info

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ka zbuluar programin e plotë të skuadrës kombëtare të futbollit për sfidën zyrtare eliminatore me Italinë në 24 mars, por edhe për ndeshjen miqësore me Bosnjën në 28 mars, në Elbasan.

Ndërkaq, Konferenca për shtyp e trajnerit të skuadrës kombëtare të futbollit Giovanni De Biasi do të zhvillohet ditën e hënë në datë 20 mars, ora 10.30 në ambientet e FSHF-së, në sallën e zakonshme të Konferencave për shtyp.

“Në ditët në vijim të grumbullimit do t’ju bëjmë me dije edhe futbollistët që do të dalin në konferencë për shtyp, teksa, si përherë një ditë përpara ndeshjes, këtë radhë në Palermo do të dalë përpara mediave, trajneri dhe kapiteni. Faleminderit dhe Punë të Mbarë!”, njofton FSHF-ja.

Agjenda e Kombëtares

Të hënën, datë 20/03

Ora 10.30 – KONFERENCA PER SHTYP E TRAINERIT GIOVANNI DE BIAZI

(Në ambientet e FSHF-së për listën e lojtarëve të grumbulluar, etj)

Ora 17.30 – Stërvitje e ekipit Kombëtar të futbollit

Të Martën, datë 21/03

Ora 10.30 – Stërvitje e skuadrës

Ora 12.30 – Konferenca për shtyp

Ora 17.30 – Stërvitja e Skuadrës

Të martën datë 22/03

Ora 10.30 – Stërvitja e skuadrës

Ora 12.30 – Konferenca për shtyp

Ora 17.30 – Stërvitja e skuadrës

Të enjten, datë 23/03

Ora 10.15 – Stërvitja e Skuadrës (Tropikal)

Ora 18.45 – Konferenca për Shtyp

Ora 19.30 – Stërvitja në “Renzo Barbera” (ITALI)

E premte, datë 24/03 – (Dita e ndeshjes)

Ora 11.30 Streçingu muskulor

Ora 20.45 – Ndeshja eliminatore zyrtare ITALI vs SHQIPERI

Pas ndeshjes Konferenca e zakonshme për Shtyp

E shtunë, datë 25/03

Ore 12.00 – Mbërritja në Tiranë

Ore 14.00 – Konferencë për Shtyp

Ora 17.30 – Stërvitja e skuadrës

E diel, datë 26/03

Ora 12.00 – Konferenca për shtyp

Ora 17.30 – Stërvitja e Skuadrës

E hënë, datë 27/03

Ora 11.00 – Stërvitja e skuadrës

Ora 16.30 – Konferenca për shtyp (vetëm trajneri e kapiteni)

Ora 17.00 – Stërvitja e skuadrës

E martë, datë 28/03

Ora 18.00 – ndeshja miqësore, SHQIPËRI vs BOSNJE

Pas ndeshjes Konferenca e zakonshme për Shtyp

Të ngjashme