Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë me një njoftim, ku njofton se tashmë asnjë klub nuk do të paguajë më për pjesëmarrjen në kampionat.
Për shumë klube ky është një lajm i mirë, pasi shpesh jemi mësuar të dëgjojmë për klube që nuk përfshihen në kampionat për shkak të pamundësisë për të paguar taksën e regjistrimit në kampionat.
“Klubet shqiptare të futbollit nuk do të paguajnë më për pjesëmarrjen e tyre në kampionatet e futbollit, por kuota përkatëse do të përballohet tërësisht nga financat e FSHF-së. Kështu ka vendosur sot Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, i cili në mbledhjen e radhës kaloi si vendim heqjen e kuotës së pjesëmarrjes së klubeve, nga ky sezon e në vazhdim. Për pjesëmarrjen në gara do të jetë FSHF e cila do të përballojë financat. Komiteti Ekzekutiv i FSHF mori vendim që zgjidh tani e një vijim klubet nga një detyrim i tillë. Kështu, klubet pjesëmarrëse në Kategorinë Superiore, Kategorinë e Parë dhe të Dytë nuk do të paguajnë më Kuotën e Pjesëmarrjes.
Ndërkaq, Komiteti ka miratuar edhe listën e plote për Arbitrat, Vëzhguesit dhe Delegatët për sezonin 2017-2018. Një tjetër vendim i KE-së në mbledhjen e sotme ishte edhe miratimi i strukturës së Kategorisë së Dytë me ndarjen e dy grupeve, gjeografikisht veri-jug. Ky vendim i hap rrugën edhe shortit të kampionatit për këtë Kategori, i cili do të hidhet në ditët në vijim”.
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...