Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar sot në lidhje me problematikat dhe akuzat që janë hedhur ditët e fundit nga eksponentë të politikës dhe media të ndryshme ndaj qeverisë së futbollit shqiptar.
Përmes një konference për shtyp Drejtori i Komunikimit në FSHF, Andi Verçani, Drejtori i Departamentit Ligjor dhe Licencimit, Aldi Topçiu dhe Drejtori i Marrëdhënieve Institucionale dhe Projekteve, Erand Ibrahimi paraqitën para mediave faktet dhe dokumentacione që rrëzojnë pretendimet e ngritura ditët e fundit në qarqe të caktuara mediatike.
“Isha dëshmitar i një sulmi fizik dhe psikologjik që anëtarët e kësaj shoqate iu nënshtruan para, gjatë dhe pas mbledhjes. Ata ishin thirrur që në mëngjes në zyrën e kryetarit të Bashkisë Elbasan, të gjithë ata që punonin në arsim, duke u kërcënuar se nëse nuk merrnin vendime sipas udhëzimeve do të vuanin pasoja me largime nga puna ata vetë apo të afërmit e tyre. Gjithashtu, këtyre personave u ishte dhënë një fletushkë me instruksione se përse ata nuk duhet të vendosnin dje në lidhje me përfaqësuesit e tyre në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF.
Si duket, të vendosur para këtij lloj presioni këta njerëz të sportit, të mësuar edhe me presion, të mësuar edhe me situata jo të lehta, u ndërgjegjësuan për faktin që kur ke përpara dy njerëz, ku njëri të kërcënon e tjetri të shtrin dorën për bashkëpunim, gjithmonë i duhet dhënë dora këtij të dytit. Me shumë kurajo dhe me shumë guxim vendosën t’i zgjidhnin përfundimisht delegatët që do t’i përfaqësonin. E vërteta e kësaj historie është që kujtdo që i ka shkuar mendja për ta uzurpuar apo për “çliruar” futbollin, mesa duket i mungojnë numrat për ta arritur këtë qëllim dhe në mungesë të numrave kanë zgjedhur të bëjnë këto veprime të dëshpëruara juridike. Më i fundit dje ishte që edhe ata që kishin votuar pro janë detyruar të paraqiten para një noteri në Elbasan, duke ndryshuar gjoja vullnetin e tyre”.
Më tej, Topçiu u është përgjigjur akuzat e ngritura edhe për Asamblenë e SHRF Durrës dhe përfaqësimin e klubit të Erzenit në punimet e kësaj mbledhjeje, teksa ka bërë publike edhe vendimin e gjykatës që saktëson përfaqësuesit e klubit të Erzenit në Asamble dhe rrëzon pretendimet e Bashkisë së Shijakut.
“Pas 15 shkresash anëtari jonë, klubi i futbollit Erzeni vendosi që më në fund ta plotësojë kriterin ligjor të licencimit, duke formalizuar disa vite më parë formën e vet ligjore, duke u organizuar në formën e një shoqate. Shoqatë e themeluar nga pesë anëtarë, dy prej të cilëve në role të ndryshme ishin dhe përfaqësues të Bashkisë së Shijakut në momentin e themelimit. Klubi i Futbollit Erzeni është anëtar i Shoqatës Rajonale të Futbollit Durrës, e cila i zhvilloi punimet ditën e hënë dhe në përfundim të këtyre punimeve u morën vendimet në përputhje me statusin e kësaj shoqate. Të ndodhur të papërgatitur në këtë situatë, Bashkia e Shijakut përmes kryetarit ka marrë përsipër të prodhojë një dokument, me anë të të cilit autorizon një drejtor shumësportësh në këtë bashki të përfaqësojë Bashkinë Shijak, jo vetëm në punimet e Asamblesë së FSHF-së, por edhe në punimet e të gjitha shoqatave rajonale të FSHF. Nga nxitimi e përgatisin shkresën përpara se të vinte njoftimi. Pra, kemi një situatë juridike absurde ku është prodhuar një dokument nga një entitet që nuk është anëtar as i FSHF-së, as i SHRF Durrës dhe në dijeninë time as nuk mund të jetë më sepse e ndalon ligji një bashki. Përkundrazi me zhvillimet e fundit bashkitë tashmë janë të detyruara edhe ato aksione që kanë t’i shesin dhe jo më t’i shfrytëzojnë për t’u ndikuar në sport. Kjo nga pikëpamja ligjore është një veprim tejet banal, jo vetëm në kuptim të organizatave sportive, por edhe në kuptimin e ligjit, pasi Bashkia e këtij qyteti ka marrë atribute të cilat nuk i ka, duke prodhuar akte për një organ në të cilin nuk është anëtar”, – tha Aldi Topçiu, duke publikuar ndërkohë edhe shkresën që SHRF Tiranë i ka dërguar FIFA dhe UEFA ku e vë në dijeni për ndërhyrjet e politikës dhe kërcënimit të anëtarëve të saj.
“Ky veprim është në vazhdën e presioneve politike që po ushtrohen mbi anëtarët tanë dhe ky presion politik nuk është askund tjetër më i qartë dhe më i pastër se sa në kryeqytet, ku anëtarët e Shoqatës Rajonale të Futbollit thirren sistematikisht nëpër zyrat e shtetit e të bashkisë, ku i bëhet presion se po nuk mbështetën kandidatit e përzgjedhur prej tyre do të largohen nga puna. Këto takime janë përshkruar nga ata që kanë marrë pjesë si thirrje në hetuesinë e dikurshme, ku lihen njerëzit të presin me orë të tëra në mungesë komunikimi me jashtë në një gjendje të rënduar presioni psikologjik. SHRF Tiranë ka njoftuar UEFA-në dhe FIFA-në për të gjitha veprimet që janë duke ndodhur, disa prej tyre janë edhe të provuara përmes pamjeve filmike dhe këto veprime janë raportuar në organizmat ndërkombëtare dhe nga SHRF Tiranë është kërkuar ndihmë. Dua të siguroj çdo anëtar të FSHF-së se është detyrë statutore e Federatës që t’i mbrojë anëtarët e saj nga çdo ndërhyrje të papërshtatshme, aq më tepër nga çdo ndërhyrje politike. I ftoj të gjithë të jenë të qetë në veprimet e tyre, të mos ndikohen nga këto vendime politike dhe të vazhdojnë rrugën e tyre për zhvillimin e futbollit në Shqipëri”, – theksoi Drejtori i Departamentit Ligjor dhe Licencimit.
Më poshtë gjeni edhe të gjitha dokumentet që hedhin poshtë pretendimet dhe akuzat e ngritura nga eksponentët të politikës dhe medias:
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...