Federata e Kajakimit të Kosovës gjatë së enjtes është bërë anëtare me te drejta të plota në Federatën Ndërkombëtare të Kajakimit, në Kongresin vjetor të ICF-së që po mbahet në Romë të Italisë.
Federata e Kajakimit të Kosovës është formuar në vitin e kaluar, ndërsa sporti i kajakimit ka traditë në Kosovë që nga vitit 1948.
“Sot nga delegatët e Kongresit u votua pranimi i FKKS-së në ICF dhe në këtë mënyrë u hap edhe një derë ndërkombëtare më shumë për sportistët kosovar”, tha kryestari i Federatës së Kajakimit, Visar Emini.
“Duke respektuar misionin e ICF-së si lidere galbale që kujdeset për frymëzimin dhe aktivizimin e njerëzve që të merren me kajakim, ne si Federatë për Kajakim e Kosovës do të jemi pjesë e këtij rrugëtimi. Ne ndehemi krenarë që patëm mundësinë të vendsim ‘një tullë’ më shumë në ‘themelin’ e shtetit të Kosovës”, përfundoi Emini.
Komiteti Olimpik i Kosovës ka përgëzuar FKKS për anëtarësimin në ICF, ndërsa garuesve të këtij sporti u ka uruar suksese në garat ndërkombëtare./Arbresh.info
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...