Federata Shqiptare e Futbollit i ka paralajmëruar të gjithë klubet se do të përjashtohen nga garat në rast se kapen duke kurdisur ndeshje, përderisa ka bërë të ditur se edhe gjobat do të jenë të larta.
Ndeshja e fundit në Shqipëri që po hetohet për kurdisje ishte gjysmëfinalja e Kupës së Shqipërisë mes Bylisit dhe Tiranës, e cila sipas institucioneve ndërkombëtare që merren me këtë punë është trukuar për qëllime përfitime në baste, transmeton Gazeta Express.
Ndeshja përfundoi me rezultat 2:1 dhe për shkak të përmbysjes së rezultatit, në bastore kjo ndeshje pati koeficient të lartë dhe dyshimet janë që për këtë arsye edhe u kurdis ndeshja, e cila tani po hetohet nga FSHF-ja dhe Prokuroria.
Pas rastit të Skënderbeut, që pësoi dënim të ashpër nga UEFA për kurdisje të ndeshjeve, tani FSHF po tenton t’i parandalojë trukimet e ndeshje, duke ia bërë të qartë klubeve dënimet e mundshme
Duke iu referuar Kodit të Etikës, dënimet sillen me gjoba që nisin nga 50 mijë deri në 200 mijë euro. Sa i përket aktivitetit, parashikohet mospjesëmarrje nga 3 deri në 5 vjet.
“Neni 24 / Përfshirja në baste, lojëra fati ose aktivitete të ngjashme.
3. Me kusht që sjellja përkatëse të mos përbëjë një tjetër shkelje të këtij Kodi, shkelja e këtij neni do të dënohet me një gjobë të përshtatshme prej të paktën 500.000 (pesëqind mijë) lekësh (të rinj) dhe një ndalim për të marrë pjesë në ndonjë aktivitet të lidhur me futbollin për një periudhë minimale prej tre vjetësh. Çdo shumë e marrë padrejtësisht do të përfshihet në llogaritjen e gjobës”, ka njoftuar FSHF-ja.
“Manipulimi i ndeshjeve ose aktiviteteve të futbollit.
Shkelja e këtij neni do të dënohet me një gjobë të përshtatshme prej të paktën 2.000.000 (dy milionë) lekësh (të rinj), me ndalimin e pjesëmarrjes në ndonjë aktivitet të lidhur me futbollin për një minimum prej pesë vjetësh, si dhe një minimum prej dy vjetësh për shkelje të një tjetër natyre. Çdo shumë e marrë padrejtësisht do të merret në konsideratë në llogaritjen e gjobës”.
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...