Google ADS

Federata italiane: Pesë zëvendësime do lejohen edhe në edicionin e ardhshëm

18:52 | 9 Shtator 2020
Arbresh Info

Presidenti i Federatës italiane (FIGC), Gabriele Gravina ka konfirmuar se edhe në edicionin e ardhshëm do lejohen pesë zëvendësime.

Ky rregull u vendos pas rikthimit të futbollit dhe mesa duket në Seria A do jetë në fuqi edhe për edicionin e ardhshëm, transmeton portali arbresh.info.

Këtë e ka konfirmuar edhe Gravina, i cili bëri me dije se ky ligj do jetë në fuqi që nga fillimi i edicionit.

“Seria A ka kërkuar që ligji i pesë zëvendësimeve të jetë edhe për edicionin 2020/21”.

“Mund të them se pesë zëvendësime do përdoren nga fillimi i garës”, deklaroi ai.

Deri me tani, vetëm Premierë Liga e ka hedhur poshtë këtë mundësi të pesë zëvendësimeve./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme