Federata e Tenisit e Kosovës ka reaguar me anë të një deklarate zyrtare për media pas gjestit të shëmtuar politik të tenistit serb, Novak Djokovic, në Franch Open, gjatë të hënës.
Tenisti serb që është vazhdimisht pjesë e skandaleve si brenda ashtu edhe jashtë fushë, ka bërë një gjest tejet të shëmtuar.
Pas lojës me Aleksandar Kovacevic në French Open, ai i është drejtuar kamerës, duke bërë një shkrim të shëmtuar.
“Kosova është zemra e Serbisë! Ndaleni dhunën”, është ajo që ka shkruar në gjuhën serbe Djokovic.
Kjo ka bërë që Federata e Tenisit e Kosovës të reagojë me anë të një komunikate zyrtare, shkruan Telegrafi.
Komunikata zyrtare e Federatës së Tenisit të Kosovës
Komentet e bëra nga Novak Djokovic në fund të ndeshjes së Roland Garros ndaj Aleksandar Kovacevicit, deklaratat e tij në konferencën për shtyp pas ndeshjes dhe postimi i tij në Instagram përfaqësojnë një seri të thellë për keqardhje.
Novak Djokovic ishte tashmë autor i veprimeve të ngjashme në të kaluarën.
Pavarësisht një mesazhi të përgjithshëm kundër dhunës, deklarata “Kosova është zemra e Serbisë” dhe deklaratat e mëtejshme pas ndeshjes, bërë nga një personazh i tillë publik, me rastin e një ngjarjeje mbarë botërorë si ajo French Open, rezultojnë drejtpërdrejt në ngritjen e nivelit të tensionit mes të dyjave shteteve, Serbisë dhe Kosovës.
Federata e Tenisit e Kosovës vazhdon të rekomandojë fuqishëm sportistët dhe njerëzit e sportit të punojnë për paqen dhe të përmbahen nga keqpërdorimi i pozicionit të tyre në sport për qëllime politike.
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet