Bashkëpunimi ndërmjet Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe Federatës së Sportit Shkollor të Republikës së Kosovës po vazhdon të sjellë rezultate. Një projekt shumë i madh dhe me rëndësi është themelimi dhe zhvillimi i Ligës Junior NBA në Kosovë.
Në këtë ligë do të marrin pjesë 30 Shkolla Fillore, që do të ndahen në dy Konferenca, 15 në Lindje dhe 15 në Perëndim. Më pas tetë skuadrat më të mira kualifikohen në “Play-off”, ngjashëm si në NBA dhe më pas zhvillohet ‘Final Four’, ku shpallet skuadra kampione.
Federata e Sportit Shkollor e Republikës së Kosovës ka dhënë ndihmë të madhe dhe kyçe që ky projekt shumë i madh për basketbollin e Kosovës të realizohet.
Kryetari i kësaj federate, Adrian Telaku dhe sekretari Agron Dubovci kanë punuar shumë, duke mos u ndalur asnjëherë, që të përzgjedhin 30 shkollat për këtë ligë.
Telaku dhe Dubovci nuk u ndalën asnjëherë për këtë projekt shumë të rëndësishëm, si për basketbollin e Kosovës, ashtu edhe për fëmijët, në kuadër të masivizimit të këtij sporti.
Bashkëpunimi mes Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe Federatës së Sportit Shkollor vjen si pasojë e Memorandumit të Bashkëpunimit mes dy Federatave.
Edicionin e kaluar, për herë të parë ishte organizuar Liga e Sportit Shkollor në basketboll, kurse tashmë do të fillohet edhe me Junior NBA në Kosovë./Arbresh.info
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA