Federata e Kroacisë dënon Eros Grezdën pas grushtit që i dha sulmuesit kundërshtar

17:49 | 4 Qershor 2020
Arbresh Info

Eros Grezda ka qenë tema kryesore e mediave kroate javën e fundit.

Sulmuesi shqiptar u përfshi në një zënkë me sulmuesin kundërshtar të Antonio Colak pas ndeshjes Rijeka – Osijek, ku vendasit fituan me përmbysje 3:2.

25-vjeçari e kishte grushtuar kundërshtarin e tij në parkingun e stadiumit, teksa kamerat e sigurisë kishin filmuar gjithë ngjarjen.

Reprezentuesi shqiptar më pas kishte kërkuar falje për gjestin e bërë, duke thënë se ishte provokuar nga Colak para, gjatë dhe pas ndeshjes.

Gjithsesi tani ka ardhur vendimi nga Federata e Futbollit të Kroacisë (HNS), ku e kanë dënuar Grezdën.

Anësori shqiptar ka marrë një dënim me katër ndeshjes mos lojë në të gjitha garat e organizuara nga HNS dhe kësisoj do të jetë një mungesë e madhe për klubin e tij Osijek.

Gjithsesi sipas mediave kroate Grezda ka shpëtuar lehtë, pasi dënimi ka mundur të jetë edhe më i rëndë.

Ish-anëtari i Glasgow Rangers iu bashkua Osijekut në janar të këtij viti me klubin kroat që pagoi 400 mijë euro tek gjiganti skocez për Grezdën. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme