Federata e ka një njoftim të rëndësishëm për trajnerët e Kosovës

20:14 | 14 Shkurt 2018
Arbresh.info

Në bashkëpunim me Shoqatën e trajnerëve të futbollit të Maqedonisë, Bordi i Shoqatës i trajnerëve te futbollit te Kosovës, njofton të gjithë trajnerët e futbollit, të cilët i kanë kryer Licencat e tyre të nivelit B, A dhe Profesionale në Republikën e Maqedonisë, se janë të obliguar, që të marrin pjesë në seminarin njëditor, të cilin e organizon Shoqata e trajnerëve e Maqedonisë në bashkëpunim me FFM dhe UEFA-n, njofton FFK, transmeton arbresh.info.

Qëllimi i këtij  seminari obligativ një-ditor, është vazhdimi i Licencave përkatëse pa marre parasysh se a u ka kaluar afati kohor apo jo. Seminari mbahet me datë 20 shkurt në hotelin “Aleksander Palas” në Shkup.

Trajnerët janë të obliguar që në hotel të lajmërohen në orën 10.30 ku së pari bëhet evidentimi i tyre si pjesëmarrës, ndërsa seminari fillon ne 11.30 me ligjëratat  temave përkatëse dhe mbaron në ora 18.00.

Pas mbarimit të seminarit do të ketë një koktej ku edhe do të shpërndahen certifikatat për vijuesit e seminarit. Për informata të tjera mund të kontaktoni në email:
[email protected].

Kështu, Bordi i Shoqatës i Trajnerëve të futbollit dhe kryetari Ajet Shosholli, lut të gjithë këta trajnerë që t’i përgjigjen kësaj thirrje sepse është në interesi e tyre por edhe të vet Shoqatës tonë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme