Google ADS

Federata e Italisë vendos për të ardhmen e Mancinit

21:15 | 27 Mars 2022
KRG

Federata e Futbollit e Italisë raportohet se është e vendosur që ta mbajë Roberto Mancinin në pozitën e selektorit te Kombëtarja A e Italisë.

Pavarësisht mbetjes jashtë Kampionatit Botëror “Katar 2022”, Federata italiane thuhet se ka besim të plotë te Mancini.

Sipas “Corriere dello Sport”, vet presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë, Gabriele Gravina, e dëshiron qëndrimin e 57-vjeçarit.

Gravina thuhet se ish-trajnerit të Interit e Manchester Cityt ia ka paraqitur një projekt të përbashkët.

Kujtojmë se së fundi është raportuar se Roberto Mancini do të dorëhiqet, por deri më tani nuk ka ndonjë vendim të tillë nga ana e tij.

Ndryshe, Roberto Mancini ka kontratë të vlefshme me Italinë deri më 2026.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme