Sot u mbajt mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së nën drejtimin e presidentit Fadil Vokrri, ku u diskutua për shumë çështje me rëndësi për futbollin e Kosovës.
KE analizoi rrjedhën e kampionatit me konstatimin se ky kampionat ishte më i miri deri më tash, duke marrë për bazë organizimin, rritjen e cilësisë, rivalitetin sportiv dhe një referim të mirë. Mbase shpërblimi që do të kenë pesë klubet e para si për kampionin 30 mijë euro, vendi i dytë 20 mijë euro, 15 mijë për vendin e tretë, 10 mijë për vendin e katërt dhe 5 mijë për vendin e pestë, ka bërë që të rritet rivaliteti dhe të zvogëlohet në zero mundësia e manipulimeve.
Po ashtu fituesi i Digitalb Kupës së Kosovës do të fitojë 20 mijë euro, ndërsa finalisti 10 euro. KE diskutoi edhe për futbollin e femrave dhe në këtë drejtim mori vendim që kampioni në konkurrencën e femrave të shpërblehet me 5 mijë euro, ndërsa fituesi i Kupës me 4 mijë euro dhe finalisti me 2 mijë euro.
Duhet theksuar se klubet e femrave nga FFK-ja janë mbështetur me 20 euro, përkatësisht secili klub me nga 2 mijë euro. KE diskutoi edhe për procesin e licencimit, duke konstatuar se ishte një proces i rregullt plotësisht i bazuar në Rregulloren e FFK-së dhe të UEFA-s për licencimin e klubeve dhe këtu nuk ka vend për dyshime.
Po ashtu KE debatoi edhe për projektet e rinovimit dhe aftësimit të dy stadiumeve për ndeshje ndërkombëtare, dhe u tha se punimet po përcillen nga FFK-ja dhe nga organet relevante dhe po shkojnë sipas dinamikës së paraparë edhe në stadiumin e Prishtinës dhe në atë “Adem Jashari” në Mitrovicë. KE caktoi edhe prioritet për periudhën e ardhshme duke u përqendruar në përmirësimin e infrastrukturës, funksionalizimin e Lidhjeve Rajonale të futbollit, në profesionalizimin dhe edukimin e trajnerëve, gjyqtarëve dhe administratës.
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...