Për nder të 17 shkurtit Ditës së Pavarësisë së Kosovës, Federata e Futbollit e Kosovës më 15 shkurt do të organizojë një turne në futboll të vogël në konkurrencën e femrave me grup moshën 16 vjeçare, njofton FFK e raporton Arbresh.info.
Në këtë turne do të marrin pjesë 11 ekipe dhe sipas znj. Vjollcë Krasniqi, anëtare e KE të FFK-së dhe kryetare e Komisionit për futbollin e femrave, veç karakterit festues, ky turne do të jetë edhe si një parapërgatitje për fillimin e Ligës së femrave për këtë grup-moshë në kampionatin e ardhshëm.
Turneu do të mbahet më 15 shkurt në fushat e futbollit “Princi” në Arbëri dhe hapja solemne do të bëhet në orën 10.00, ndërsa pas kësaj do të nisin garat me sistem eliminimi. /Arbresh.info
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...