Google ADS

Federata e Basketbollit të Kosovës e dënon gjashtë muaj Drilon Hajrizin

10:56 | 5 Tetor 2017
Arbresh.info

Federata e Basketbollit të Kosovës, Drilon Hajrizi, e ka dënuar për gjashtë muaj basketbollistin Drilon Hajrizi.

Ky dënim ka ardhur si pasojë e incidentit në ndeshjen eliminatore kundër Maqedonisë, ku Hajrizi u përplas me trajnerin Bred Greenberg. 

Vendimi 

Në bazë të nenit 34 dhe nenit 80 të Rregullores Disiplinore të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), të miratuar më datën 06.09.2008, Komisioni Disiplinor, Lulzim Fushtica kryetar, Nuredin Ibishi anëtar dhe Omer Daku anëtar. Komisioni Disiplinor më datën 14.09.2017 merr këtë: 

Vendim 

Drilon Hajrizi, lojtar i Përfaqësueses A të Kosovës në basketboll, i shqiptohet masa disiplinore “ndalesë kohore i ushtrimit të aktivitetit basketbollistik në të gjitha aktivitetet e organizuara nga FBK-ë në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muaj”.

Arsyetim 

Komisioni Disiplinor i FBK-së, më datën 13.08.2017 ka pranuar Fletëparaqitjen për inicim të procedurës disipliniore me Ref. Nr. 387 datë 13.09.2017 të paraqitur nga përzgjedhësi i Kosovës, z. Brad Greenberg, nën arsyetimin se Drilon Hajrizi lojtar i Përfaqësueses A, gjatë parakualifikimeve për Kupën e Botës “Kina 2019”, më saktësisht në ndeshjen kundër Maqedonisë në Shkup, me anë të sjelljeve jo të mira, duke qenë shembull jo i mirë i bashkëlojtarëve ka bërë veprime me të cilat kanë dëmtuar autoritetin e Përfaqësueses A.

Me datën 13.09.2017 Komisioni Disiplinor i FBK-së, ka pranuar deklaratën e z. Brad Greenberg, përzgjedhës i Kosovës në basketboll dhe udhëheqësit të delegacionit të Përfaqësueses A, z. Leart Hoxha më 28.09.2017, përderisa sipas kërkesës më datën 27.08.2017  ka pranuar deklaratën me shkrim (dërguar me anë të emailit me datën 30.08.2017 ) të lojtarit të Përfaqësueses A, Drilon Hajrizi. 

Komisioni Disiplinor në pajtim me nenin 38 të Rregullores për Procedurat Disiplinore në kuadër të seancave të mbajtura ka shqyrtuar, analizuar dhe krahasuar me kujdes të veçantë të gjitha dokumentet relevante që kanë të bëjnë me lëndën në fjalë dhe erdhi në përfundim se Drilon Hajrizi, ka bërë sjellje, që bien ndesh me Rregulloren Disipliniore të FBK-së, (neni 20, neni 80) si dhe  i cili me veprimet e veta ka dëmtuar autoritetin e sportit të basketbollit. 

Një gjë të tillë e kanë konfirmuar me anë të deklaratave me shkrim z. Brad Greenberg, përzgjedhës i Kosovës dhe z. Leart Hoxha, udhëheqës i delegacionit të Përfaqësueses së Kosovës. 

Andaj, mbështetur në të gjitha ato që u thanë më sipër, Komisioni Disiplinor i Federatës së Basketbollit të Kosovës vendosi si në dispozitiv të këtij vendimi. 

Këshillë Juridike: Kundër këtij Vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese pranë Komisionit Arbitrar në afat prej tri ditësh nga dita e marrjes së këtij Vendimi.

Të ngjashme