Majlinda Kelmendi mori medaljen e artë në Grand Prix Telaviv të enjten, që ishte medalja e parë në këtë vit.
Kelmendi bëri paraqitje të shkëlqyer në rrugëtimin e saj deri te medalja e artë, duke i fituar katër beteja me Ippon.
Për kthimin e Majlinda Kelmendit, sot ka shkruar Federata Ndërkombëtare e Xhudos, përkatësisht gazetari sportiv, Alan Abrahamson.
“Dy-herë kampiona botërore dhe fituesja e medaljes së artë në Lojërat Olimpike të Rios në vititn 2016, të enjten e kthye duke marrë medaljen e artë në Tel Aviv në kategorinë e grave -52 kg.
27-vjeçarja, tani është bërë një simbol i Kosovës, që shpalli pavarësinë në vitin 2008. Medlja e saj e artë në Lojërat Olimpike në Rio, që është medalja e vetme Kosovës në Lojërat Olimpike në të gjitha sportet.
Po ashtu, ajo është kampione botërore në vitin 2013 dhe 2014.
Kelmendi pësoi një lëndim në vitin 2017 në Budapest, lëndimi i saj bëri që të mos merr pjesë në garat e xhudos në Baku, Azerbajxhan në vitin 2018, gjë që bëri të del një yll i ri në këtë sport, japonezja, Uta Abe, e cila u bë kampione botërore në vitin 2017 në kategorinë -52 kg.
Uta Abe dhe Majlinda Kelmendi ende nuk janë ndeshur me njëra-tjetrën në ndonjë garë, mirëpo në Lojërat Olimpike në vitin 2020 në Tokio, dy xhudistet mund të përballen me njëra tjetrën.”
“Ajo është e mrekullueshme”, ka thënë Kelmendi për japonezen.
Kelmendi u rikthye në aksion në fund të vitit 2018 pas 14 muajve e lënduar, ku mori medaljen e argjendtë në Abhu Dahbi Grand Slam, dhe të artën në Tashkent Grand Prix.
Kelmendi aktualisht pozicionohet në vendin e 15-të në renditjen botërore”.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?