Federata Angleze zgjedh formacionin më të mirë të edicionit 2019/20 të Premierë Ligës

22:02 | 8 Shtator 2020
Arbresh Info

Federata Angleze ka zgjedhur formacionin më të mirë për edicionin që lamë pas 2019/20 në Premierë Ligë.

Në këtë formacion, pesë lojtarë ishin nga kampioni i Anglisë, Liverpool-i, dy nga Manchester City dhe Leicester City, kurse nga një lojtar për skuadrat si Arsenal-i dhe Burnley, transmeton portali arbresh.info.

Në portë ishte Nick Pope, i cili shkëlqeu gjatë tërë sezonit dhe ishte vendimtar në shumicën e fitoreve të skuadrës së Burnley.

Mbrojtja ndërtohet nga tresha e Liverpool-it, Trent Alexander Arnold, Andrew Robertson dhe Virgil van Dijk, së bashku me qendërmbrojtësin e Leicester City-t, Caglar Soyuncu.

Në mesfushë ndodhen kapiteni i “Reds”, Jordan Henderson dhe dyshja e City-t, David Silva dhe Kevin de Bruyne.

Kurse, sulmi përbehet nga Sadio Mane, Pierre-Emerick Aubameyang dhe Jamie Vardy./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme