Klubi shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Shkupi është gjobitur rëndë nga UEFA.Ata kanë marrë dënim prej 44 mijë eurove.
Njoftimi është bërë nga klubi në faqen e tyre në Facebook.
“F.C Shkupi gjithmonë ka vlerësuar përkrahjen tuaj dhe ende vazhdon, por ndonjëherë ndodhin skena që nuk janë aspak të dëshiruara për ne. Kështu për shkak disa ngjarjeve të shkaktuara nga disa tifozë të papërgjegjshëm në ndeshjet në Evropë dhe nga ndeshja e fundit në Çair, klubi jonë është dënuar nga ana e UEFA-së më një gjobë prej 44.000€. Ju ftojmë që skena të tilla mos të përsëriten si dhe të përkrahim FC SHKUPIN ashtu siç na ka hije”, thuhej në njoftimin e tyre.
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...