Kanë kaluar dy muaj kur janë zhvilluar ndeshjet e fundit të Superligës në futboll.
Edhe pse çiftet për fazën e tretë dihen, pandemia e coronavirusit ka bërë që asnjë ndeshje të mos luhet.Por, nga 1 qershori gjendja mund të kthehet në normalitet sipas IKSHPK-së.
Kurse, klubi kryeqytetas, FC Prishtina, ka reaguar përmes faqes zyrtare duke qenë unik në qëndrimet e tyre për rinisjen e kampionatit.
Sipas skuadrës më të trofeshme në vend, organet kompetente duhet ta japin maksimumin që sa me shpejt të marrin vendim për rinisjen e futbollit.
Ky është reagimi i plotë i FC Prishtinës:
Me rifillimin e Superligës, Kosova jep shembull për menaxhimin e pandemisë
Parimi i UEFA-së është gjithmonë që ndeshja dhe fituesi i garave të shpallët në fushën e blertë. Andaj edhe për këtë arsye reagimi i tyre ishte i ashpër ndaj pak atyre shteteve që kanë vendosur të ndërpresin kampionatet.
Në vazhdën e kësaj fryme, si shtetet më të prekura nga pandemia si Spanja dhe Italia, e për Gjermaninë mos të flasim që do të rifillojë e para më 15 maj, kanë vendosur që patjetër të vazhdoj kampionati. Po ashtu edhe shtetet e rajonit, e sidomos shembullin më të mirë kanë dhënë vendi i nënkampionëve botëror, Kroacia.
Edhe pse me mbi 2.100 raste më të infektuar dhe me 86 humbje jetësh, nuk ka pasur asnjë skuadër kroate, jo se jo analist sportiv, që ka kërkuar të ndërpritet futbolli dhe nga moszhvillimi i saj të përfitoj ndonjë klub eventualisht.
Me ndihmën e shtetit kroat, të institutit të tyre të shëndetësisë, pas takimit me krerët e federatës dhe klubeve kroate, ato njëzëri janë pajtuar se tre testet e parapara për futbollistët janë barrë e madhe për klube, ato do të reduktohen në maksimum, por me masa normale të parapara nga rekomandimet, me çka kampionati do të rifillonte më 30 maj e do të përfundoj me ndeshjen e barazhit më 5 gusht. Njëjtë kampionatin do të vazhdojnë edhe fqinjët tanë verior të cilët janë më të infektuarit në rajon me afër 10.000 të diagnostifikuar dhe 206 humbje jetësh.
Duke iu kthyer realitetit tonë dhe sipas statistikave si vendi i 4-të më i miri me menaxhimin e kësaj pandemie, Instituti i Shëndetësisë Publike, FFK-ja, Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria jonë, do të jepte edhe një shembull para botës se vendi ynë mund të ia dal edhe në rinisjen dhe përfundimin e kampionatit të Superligës në fushën e blertë.
Po ashtu, duke marrë parasysh se klubet tona, pjesën më të madhe të buxhetit të saj e mbushin nga garat ndërkombëtare, do të dëmtoheshin jashtëzakonisht shumë dhe po ashtu do të qonte shumë pluhur, dhe nuk do të kishte rregullsi me çfarë do metode tjetër nëse do të vendosej për plasmanin në Evropë.
Andaj, FC Prishtina, futbollistët e saj, janë unik në qëndrimin, që shteti duhet të toleroj, të ndërmarr masa që të rinisë futbolli në Superligën tonë.
Për fund, nuk duam t’ua potencojmë se sa është e dëmshme shkenctarisht që një futbollist të jetë pa aktivitet dhe pa lojë futbolli për më shumë se një muaj, e lëre më gjashtë apo shtatë muaj.
Pra, kërkojmë me ngulm mirëkuptimin e organeve gjegjëse që të bëjnë maksimumin që sa më shpejt të marrin vendimin për nisjen e kampionatit të Superligës, kuptohet me masat që do të përfilleshin nga rekomandimet gjegjëse.
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj