FC Prishtina sot mban Kuvendin Zgjedhor

12:29 | 12 Korrik 2022
K.B

Klubi i Prishtinës pritet që sot të sqarojë gjithçka sa i përket së ardhmes së këtij klubi.

Prishtina do të mbajë Kuvendin Zgjedhor ku edhe do të përcaktohen drejtuesit e këtij klubi.

Për të kuptuar qartë se çfarë do të ndodhë, duhet të pritet deri nesër kur edhe fillojnë punimet e këtij Kuvendi të shumëpritur.

Në fakt Kuvendi ishte paralajmëruar se do të mbahet muajin e kaluar saktësisht me 26 qershor por u shty dhe sot është dita e fundit kur ai do të mbahet. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme