Skuadra më e madhe e kryeqytetit, FC Prishtina, është afër shitjes.
Lajmin e ka bërë të ditur njëra ndër faqet më të afërta të klubit “This is Prishtina” me anë të një postimi në Facebook, shkruan arbresh.info.
Sipas tyre, epoka e aksionarit Remzi Ejupi, tani është drejt fundit, ndërsa është përfolur për disa aksionarë të rijnë që pritet të i blejnë aksionet e bardhekaltërve.
“Njëri ndër aksionarët më të mëdhenjtë të klubit, siç kemi mësuar ne, ka dhënë dorëheqje dhe rrjedhimisht aksionet e tij janë në shitje.
Gjersa epoka e Remzi Ejupit po shkon drejt fundit, është përfolur për disa aksionarë të rinjë që pritet ti bashkohen Prishtinës, sigurisht duke blerë aksionet e këtij të fundit” – kanë shkruar faqja “Thi is Prishtina”.
Në ndeshjet e fundit të skuadrës së Prishtinës, tifozëria e kryeqytetit, Plisat, kanë shprehur pa kënaqësinë e tyre, duke protestuar dhe duke bërë thirrje në kor për ndryshime, ku edhe kanë kërkuar dorëheqjen e aksionarit Remzi Ejupi. /arbresh.info/
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë
Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura në 21,5% të...