Google ADS

FC Prishtina reagon pas vdekjes së Blazevic: Emri i tij tashmë është shkruar më shkronja të arta në klubin tonë

13:52 | 8 Shkurt 2023
K.B

Fc Prishtina ka  reaguar për vdekjen e trajneri legjendar kroat, Mirslav Çiro Bllazheviq.

Përmes një statusi në “Facebook”, klubi i jep lamtumirën e fundit legjendës kroate.

“Ai erdhi te Prishtina si shpëtimtar dhe si i tillë u largua derisa e drejtoi gjeneratën e artë të Prishtinës. Blazheviq e udhëhoqi me shumë pasion e dashuri Prishtinën në vitet e vështira të popullit tonë nën okupim duke u dhënë zemër e bashkuar të gjithë shqiptarët përreth klubit dhe stadiumit të qytetit”, thuhet në faqen ztyrare të klubit në “Facebook”.

“Emri i tij tashmë është shkruar më shkronja të arta në klubin tonë. Blazheviq në karrierën e tij ka drejtuar me shumë sukses edhe Kombëtaren e Kroacisë në Kupën e Botës në vitin 1998 ku e zuri vendin e tretë. Në vitin 1982, Blazheviq i solli Dinamos titullin e kampionit të Jugosllavisë pas 24 vitesh pritje. Si trajner ka punuar edhe në Zvicër, Francë, Greqi, Slloveni, Bosnje e Hercegovinë, Kinë e Iran”, thuhet në njoftim, transmeton arbresh.info

Trajneri legjendar kroat, Miroslav “Çiro” Blazevic ndërroi jetë sot në moshën 87 vjeçare, pas një sëmundje të gjatë dhe të rëndë.

Blazevic ishte një figurë tejet e dashur për futbollin Kosovar, pasi që gjatë karrierës së tij kishte drejtur edhe skuadrën e Prishtinës.

“Çiro” ishte trajner i Prishtinës në edicionin 1985/86 në ish-ligën federative të ish-Jugosllavisë.

Blazevic ishte diagnostikuar me kancer në prostatë në vitin 2011, kurse ndërron jetë sot vetëm dy ditë para ditëlindjes së tij të 88-të.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme