Google ADS

FC Prishtina po shqyrton shkarkimin e trajnerit Abudulah Ibrakovic

11:43 | 14 Shkurt 2022
Lorik Gerbeshi

Humbja e fundit kundër Malisheva dhe mos përmbusha e pritshmërive te Prishtina e trajnerit Abdulah Ibrakovic, ka bërë që drejtuesit e klubit kryeqytatas të mos jenë të kënaqur.

Siç merr vesh Kanal10, bardhekaltrit janë duke shqyrtuar shkarkimin e trajnerit boshnjak.

Diskutimet për shkëputjen e kontratës tashmë kanë filluar, mirëpo trajneri boshnjak po kërkon dëmshpërblim për pjesën e mbetur të kontratës.

Kontrata e Ibrakovic skadon në verën e vitit 2023.

51-vjeçari gjatë karrierës së tij, ka drejtuar skuadra si Radniçki Lukavac, Sloboda Tuzla, Bratstvo Graçanica, TOSHK Teshanj, Velez Mostar, Çelik Zenica, Hetten dhe Kapfenberg.

Tekniku boshnjak zuri vendin e Zekirija Ramadanit, i cili u shkarkua në fillim të këtij edicioni./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme