FC Prishtina përshëndetet me Remzi Ejupin: Kryetari më jetëgjatë dhe më i suksesshëm i klubit

17:22 | 21 Shtator 2023
KRG

FC Prishtina tanimë ka ndryshuar strukturën e brendshme të klubit.

Remzi Ejupi tanimë nuk është aksionari më i madh i skuadrës së kryeqytetit, duke e lënë klubin në duart e Rrahman Haradinit.

Klubi i Prishtinës më anë të një postimi në Facebook, ka vlerësuar udhëheqjen e Ejupit për 20 vite, duke e ceku arritjet e tij të shkëlqyera më klubin bardhekaltërt, shkruan arbres.info.

Postimi i plotë:

Kuvendi i FC Prishtina i mbajtur sot më 21 shtator, ka vendosur për President Nderi, Remzi Ejupi

Për përkushtimin e pashembullt, sakrificën e pafund dhe pasionin e vërtetë në ndërtimin e një tradite futbolli të fuqishme në Kosovë e për frymëzimin e brezave të rinj për të ndjekur ëndrrat e tyre futbollistike, si figurë e shquar e si lider i shkëlqyeshëm sportiv.

Për arritjet e tij të shkëlqyera me FC Prishtina dhe për gjurmët që do të mbesin pjesë e patjetërsueshme e klubit përgjithmonë.

  1. Remzi Ejupi është kryetari më jetëgjatë i FC Prishtina, për 20 vite kontribut në klubin më të madh në vend.
  2. Remzi Ejupi është kryetari më i suksesshëm i FC Prishtina me 16 trofe të fituar: 5 tituj kampioni, 5 trofe të Kupës së Kosovës dhe 6 trofe të Superkupës.
  3. Remzi Ejupi është akteri kryesor dhe më meritori që sot sporti në Kosovë dhe në veçanti futbolli, si lobuesi kryesor për miratimin e Ligjit për Sponsorizim.
  4. Remzi Ejupi është më meritori që sot, FC Prishtina, si klubi i vetëm në Kosovë, gëzon pronën e saj të kompleksit sportiv, si lobuesi kryesor te ish-Qeveria Haradinaj. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme