FC Prishtina 01 e ka nisur me fitore bindëse ndaj islandezëve të Isbjörninn me rezultat 11-1 në kuadër të ndeshjes së parë të fazës së grupeve në paraeliminatoret e Ligës së Kampionëve.
Skuadra e drejtuar nga Hakim Ahmeti ishte dominuese nga fillimi deri në fund, duke marr tri pikët e para.
Ylli Mazreku shënoi het-trik në këtë ndeshje, ndërsa nga dy gola shtuan Ari Kaqanolli dhe Drilon Maxharraj.
Nga një herë shënuan Fitim Krasniqi, Malush Qerimi, Ermir Kryeziu dhe Halim Selmanaj.
Trajneri Haki Ahmeti iu dha hapësirë të gjithë lojtarëve në këtë ndeshje.
Nesër FC Prishtina 01 luan ndaj Utlerira nga ora 16:00. /Telegrafi/
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...